Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Shërbimet e DPTTV në portalin qeveritar e-Albania

Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë

Shërbimi elektronik “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë” u mundëson bizneseve që ushtrojnë aktivitetin brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë të pajisen me vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimi i likuidimit të taksave dhe tarifave vendore me vulë elektronike mund të përdoret nga bizneset që ushtrojnë aktiitetin brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë si dokument shoqërues gjatë aplikimit për: – Pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik; – Kredi të butë në bankat e nivelit të dytë; – Licenca në fushën e transportit të lëshuara nga Bashkia ose Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; – Lidhjen e kontratave të energjisë me OSHEE-në; Bazuar në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006,“ Për Sistemin e Taksave Vendore“, i ndryshuar dhe VKB-në nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar, çdo subjekt taksapagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për të certifikuar faktin që nuk ka detyrime të papaguara.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Numri Unik i Identifikimit të Subjektit: NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur” për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia”, te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al

Klikoni këtu për tu drejtuar në portalin e-Albania

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial
DPTTV