Apelimi dhe rillogaritja e detyrimit
Në mbështetje të Nenit 7 të Ligjit Nr. 9637, datë 31.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të gjithë taksapaguesit në nivel vendor mund të apelojnë kundër vendimit apo veprimit të zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Kryetarit të Bashkisë brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit të detyrimit tatimor.
Shqyrtimi i apelimit të taksapaguesit kryhet nga një komision i posaçëm pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës brenda një afati 30 ditor.
- Në rast të pranimit të kërkesës së taksapaguesit
Në këtë rast kryhet rivlerësim në mbështetje të kërkesës së taksapaguesve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore. (Kthim i detyrimit Tatimor, të vlerësuar tëpër sipas rastit)
- Në rast të mospranimit të kërkesës së taksapaguesit
Në rast të mospranimit të kërkesës pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit.