Ç’është kodi vendor dhe nipti
NIPT –Numri Identifikimit të Personit të Tatueshëm
Aktualisht me hyrjen në fuqi të Ligjit për QKR quhet NUIS – Numri Unik i Identifikimit të Subjektit
Numri unik i identifikimit të subjektit është i vlefshëm për identifikimin e subjekteve, për qëllimet e regjistrimit në regjistër, për qëllimet e regjistrimit si person i tatueshëm pranë:
1. autoriteteve fiskale qendrore dhe vendore,
2. për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore,
3. për autoritetet e inspektimit të marrëdhënieve të punës,
4. si dhe për çdo qëllim tjetër statistikor ose identifikues.
Kodi Vendor është numër rendor identifikimi i taksapaguesit pranë DPTTV (për qëllime të brendshme të kësaj Drejtorie) .