Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Shkurt 8, 2018

Njoftim për subjektet

Në kuadër të ndryshimit të paketës fiskale, Ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” me ndryshimet e fundit, miratimit të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.59 dt.30.12.2015 “ Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” efektet ligjore të të cilit fillojnë nga dt.01.01.2016, me qëllim saktësimin e detyrimit për Taksat dhe Tarifat Vendore për Bashkinë Tiranë njoftohen të gjithë subjektet taksapagues të bëjnë Menjëherë deklarimet si më poshtë vijon:

1)Te gjithe subjektet e Bashkise Tirane per te bere deklarimin e siperfaqes se truallit te disponueshem me dokumenta hipotekor apo cdo dokument tjeter ligjor.
2)Te gjithe subjektet e Bashkise Tirane per te bere deklarimin e siperfaqes se tokes bujqesore te disponueshem me dokumenta hipotekor apo cdo dokument tjeter ligjor
3)Te gjithe subjektet e Bashkise Tirane per te bere deklarimin e siperfaqes se tabelave identifikuese apo reklamave te disponueshme
4)Te gjithe subjektet me aktivitet Hoteleri ne Bashkise Tirane, per te bere deklarimin e nr te dhomave te disponueshme si dhe nr e fjetjeve per cdo muaj , nga Janari 2016 e ne vijim.
5)Te gjithe subjektet qe perdorin Hapesira Publike ne Bashkise Tirane, per te bere deklarimin e ketyre hapesirave te zena per cdo muaj.

DPTTV