Janar 12, 2018
Kush jemi
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) udhëhiqet nga një sërë parimesh si:
- Paanshmëria dhe uniformiteti në zbatimin efektiv të legjislacionit tatimor;
- Përkrahja dhe nxitja e vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të detyrimeve të taksapaguesit;
- Nxitja për respektimin vullnetar të legjislacionit tatimor, nëpërmjet informimit, edukimit dhe publikimit të akteve ligjore dhe nënligjore, detyrimin e administratës së taksave për të informuar taksapaguesit, agjentët tatimorë me të gjitha mjetet dhe mënyrat që disponon;
- Korrektësia dhe trasparenca në sherbimin ndaj taksapaguesit dhe trajtimi i barabartë i të gjithë taksapaguesve;
- Zhdërvjelltësia në hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe planeve operacionalë dhe këmbëngulja për të garantuar zbatimin e legjislacionit tatimor në mënyrë sa më të efektshme;
- Zbatimi i parimeve te menaxhimit te riskut ne seleksionimin e taksapaguesve per kontroll;
- Etika në marrëdhëniet e punës dhe shmangia e konfliktit të interesave.
Parimet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore bazohen në:
- Transparencë
- Trajtimin e barabartë të taksapaguesve
- Llogaridhënien
- Bashkëpjesmarrjen me faktorët dhe grupet e interesit
- Produktivitetin e çdo veprimi që kryejmë
- Efektivitet
- Shërbimin dhe asistencën sa më të mirë ndaj taksapaguesit