Inagurimi i zyrave
Më datë: 21 Dhjetor 2010
Inagurohen zyrat e reja për Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore. Sipërmarrësit dhe qytetarët e kryeqytetit tashmë taksat e tyre ndaj Bashkisë së Tiranës do ti paguajnë në një qëndër të vetme të standardeve evropiane e quajtur Qendra e Zhvillimit te Biznesit në kryeqytet e cila është ngritur pranë ish-uzinës mekanike në kryeqytet.
Në ambientet e reja të Qëndrës së Zhvillimit të Biznesit në kryeqytet përfshihen Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore por edhe shumë struktura të tjera në shërbim të qytetarëve si Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin Urban apo Shërbimi i Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit të cilat tashmë do të ushtrojnë veprimtarine e tyre në kushte cilësore të pritjes dhe shërbimit.
Në këtë qëndër të zhvillimit të biznesit janë krijuar 7 sportele të rregjistrimit dhe asistencës të cilët kanë për qëllim shërbimin fillestar ndaj subjekteve taksapagues.
Në këto sportele subjektet që paraqiten për rregjistrimin fillestar kanë mundësi të marrin informacion të detajuar në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqesin me qëllim rregjistrimin e biznesit pasurise si dhe asistencen e nevojshme në lidhje me detyrimet fiskale.
Gjithashtu janë në dispozicion edhe 2 sportele të tjera ku taksapaguesit mund të marrin informacion të plotë lidhur me vlerën e detyrimit vlerësimin tatimor kopje të njoftimeve dhe procedurën e mbledhjes së detyrimeve tatimore.
Janë vendosur aktualisht 3 sportele të QKR-së në kuadrin e realizimit të të ashtuquajturit one stop shop me synimin e kryerjes së të gjitha procedurave pranë një vendi të vetëm duke shmangur humbjet e kohës nga një zyre në tjetrën.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ju informon se së shpejti pritet krijimi i sporteleve të QKL-së Qëndra Kombëtare e Licencimit dhe DKTU Drejtoria e Kontrollit të Territorit Urban ku do të ezaurohen të gjitha praktikat që kanë lidhje me licencat/lejet e trasportit/taksi si dhe lejet e tjera.