Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Legjislacioni i të drejtës për informim

E drejta për informim:

  1. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
  2. Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
  3. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
  4. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të këtij ligji.

Për t’u informuar më gjerësisht rreth të drejtave tuaja për informim, jeni të lutur të shkarkoni këtu Ligjin Nr.119/2014 “Për të drejtën e Informimit”

DPTTV