Njoftime
1. Sipas Ligjit Nr. 33/2017 datë 30.03.2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe proçedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” dhe Udhëzimit Nr.14 datë 03.05.2017, deri në vitin 2010 kanë përfituar nga falja gjithsej 13.218 subjekte me një vlerë totale prej 2.479.028.541 lekë.
2. Ju bëjmë me dije se: Përllogaritja e detyrimeve tatimore vendore për periudhën Prill-Dhjetor 2018 për sa i takon Taksës së Tabelës dhe Taksës së Ndërtesës, do të kryhet me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 107/2017 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9632 dt. 30.10.2006 Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore, të ndryshuar, për të cilin do t’ju komunikohet Njoftim Detyrimi sipas këstit të 2-të.
3. Njoftohen të gjithë subjektet taksapagues të Bashkisë Tiranë, të paraqiten pranë sporteleve tona të Asistencës për të tërhequr emrin dhe fjalëkalimin e nevojshëm për të hyrë në faqen tonë të internetit në menunë “Detyrimet e mia”, nga ku do të mund të shikoni apo printoni Njoftim Detyrimin tuaj. Çdo subjekt i cili paraqitet pranë sporteleve tona duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi të personit të autorizuar nga administratori për kryerjen e veprimeve.
Kliko këtu për të hyr në menunë “Detyrimet e mia“