Njoftimet e fundit
1. Njoftim!
Duke qenë se data 20 Prill 2024 është afati i fundit për pagesën e taksave dhe tarifave vendore , datë e cila përkon me ditë pushimi, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore njofton të gjithë subjektet taksapagues të Bashkisë Tiranë se afati i fundit për pagesat shtyhet deri në datën 22 Prill 2024.
Faleminderit.
2. Njoftim për vlefshmërinë e vërtetimit
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore njofton subjektet të cilët janë pajisur me vërtetim për shlyerjen e detyrimeve në formë elektronike nga portali e-albania apo fizikisht pranë sporteleve të shërbimit, nga data 01.01 2024 deri në datën 29.02.2024 se:
– Dokumenti i gjeneruar është i vlefshëm dhe nënkupton shlyerjen e detyrimeve deri në vitin tatimor 2023.
– Për t’u pajisur me vertetim për shlyerjen e detyrimeve të vitit tatimor 2024 subjektet duhet të likujdojnë detyrimet e gjereruara rishtazi dhe më pas të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për shlyerjen e detyrimeve.
– Gjenerimi i detyrimeve për vitin tatimor 2024 nis në 01.03.2024
Për çdo pyetje apo informacion lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mailit taksat@tirana.al ose në numrin fiks +35542419705
3. Informacion për qytetarët të cilët janë subjekt i taksës mbi pronën bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 457, datë 26.07.2023
4. Njoftim mbi fillimin procedurave për ekzekutimin me forcë të mbledhjes së detyrimit tatimor të tatimpaguesit
Njoftohen të gjithë subjektet e regjistruar në sistemin tonë informatik, të cilët rezultojnë debitorë per vitin tatimor 2023 si dhe për vitet paraardhëse se:
Bazuar ne ligjin 9920, dt.19.05.2008, “Per procedurat tatimore ne RSH” , Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka nisur procedurën për ekzekutimin me force të mbledhjes së detyrimit tatimor të tatimpaguesit.
Ju sjellim në rikujtesë të shlyeni detyrimet sa më parë te jetë e mundur për të shmangur masat shtrënguese të parashikuara në ligj.
5. Njoftim mbi ndryshimin e adresës, datë 07.06.2023 !
Njoftojmë subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik dhe qytetarët për ndryshimin e adresës së zyrave të asistencës dhe administratës.
Shërbimi do të ofrohet në adresën e re: Rruga e Kavajës, Ndërtesa 205, 1023, Tiranë, Shqipëri.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
6. Njoftim
Ju njoftojmë se shërbimet që ne ofrojmë, duke pasur ndërpreje momentale për shkak mirëmbajtjeje dhe zhvendosjeje në godinë të re, që nga data 07/06/2023 janë funksionale plotësisht.
Faleminderit!
7. Njoftim për Taksat dhe Tarifat Vendore 2023/ Bashkia Tiranë.
Njoftohen të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet ose zotërojnë një apo më shumë prona (të kategorisë njësi shërbimi) në territorin e Bashkisë Tiranës se:
Janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2023.
►Afatet
Pagesa e Detyrimit për vitin tatimor duhet të kryhet:
-Tarifa e Pastrimit, Taksa e Infrastrukturës Arsimore dhe Taksa e Tabelës, brenda datës 20 Prill 2023
-Taksa mbi ndërtesën, Taksa mbi truallin dhe Taksa mbi Tokën Bujqësore mund të paguhet në dy këste.
Kësti 1: (50% e vlerës) brenda datës 20 Prill 2023. Kësti 2: (50% e vlerës) brenda datës 30 Qershor 2023.
►Mënyrat e pajisjes me detyrimin tatimor
Çdo subjekt mund te njihet me detyrimin përmes:
-faqes zyrtare të DPTTV (www.dpttv.gov.al), pasi të jetë pajisur me kredencialet
-sporteleve të asistencës në DPTTV
-portalit e-albania
-operatoret financiarë Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar.
-kërkesës me e-mail në adresën taksat@tirana.al (për personat që jetojnë jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë dhe kanë në pronësi njësi shërbimi ose në pronën e tyrë ushtrohet aktivitet)
►Pagesa mund të kryhet pranë Postës Shqiptare, bankave të nivelit të dytë, operatoret e tjerë financiarë Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar.
Sqarim: Për të tërhequr detyrimin tatimor në rrugë elektronikë (e-mail) është e nevojshme që bashkëngjitur me kërkesën të dërgojnë një mjet identifikimi.
Për çdo informacion dhe paqartësi mund të kontaktoni në numrat e telefonit 0800 80 88 / +355 4 241 97 05 si dhe në adresën elektronike taksat@tirana.al .
Faleminderit !
8. Njoftim “Për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit për vitin 2022”
Me propozimin e kryetarit të bashkisë, përmes vendimit nr. 34, datë 06.04.2022, Këshilli Bashkiak ka vendosur:
1- Shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkoshme të infrastrukturës arsimore për datën 20 maj 2022.
2- Shtyrjen e afatit të pagesës të këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datn 20 maj 2022.
3- Shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 korrik 2022.
Kërkohet nga ana e subjekteve taksapagues rrespektimi i afateve të përcaktuara si më sipër për të shmangur penalitetet.
Faleminderit !
9. Njoftim mbi ndryshimin e adresës, date 12.11.2021!
Njoftojmë subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik dhe qytetarët për ndryshimin e adresës së zyrave të asistencës dhe administratës.
Duke filluar nga dita e mërkurë, dt.17/11/2021 shërbimi do të ofrohet në adresën e re: rruga “Kastriotët”, godina “Terminal Center” (Përballë terminalit të autobuzave të jugut dhe veriut)
Ju falenderojme për mirëkuptimin !
https://goo.gl/maps/eTzczWg3ra7Y41Un6
10. Njoftim, datë 19.04.2021:
Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 50, datë 06.04.2021 “Për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, njoftojmë subjektet e regjistruar në sistemin informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për ndryshimet si më poshtë:
– Përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restoranteve dhe hoteleve të klasifikuara si “biznes I vogël”
– Shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjithë subjektet me aktivitet tregtar nga data 20.04.2021 në datën 20.05.2021.
– Shtyrja e afatit të pagesës për këstin e parë për taksën mbi pasurinë (taksë ndërtese, tokën bujqësore, truall) nga data 20.04.2021 në datën 20.05.2021.
11. Njoftim, datë 25.06.2020:
Në kuadër të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes të infeksionit COVID-19, njoftojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ditën e Premte, datë 26.06.2020 do të kryejë dezinfektimet e ambienteve të institucionit.
Ambientet pranë sportelve do të ofrojnë shërbim për subjektet nga ora 8:00-14:00.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
12. Njoftim, datë 10.03.2020:
Në kuadër të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës me qëllim parandalimin e përhapjes të infeksionit COVID-19, njoftojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore nuk do të ofrojë asnjë shërbim për subjektet pranë sporteleve në ambientet e institucionit.
Për këtë arsye, janë ngritur grupe pune që do të ofrojnë asistencë të plotë për subjektet përmes rmetodave alternative si më poshtë:
1- Postës
2- Adresës elektronike zyrtare të DPTTV (taksat@tirana.al)
3- Numrave të telefonit të vendosur në dispozicion 08008080/ 0035542419705
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë vendim me qëllim shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e institucionit, që mund të jetë shkak për përhapjen e COVID-19.
13. Njoftim, datë 25.10.2019: Mbështetur në nenin 91 të Ligjit Nr. 9920 datë 19.05.2008 ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore do të vendos barrë hipotekore mbi pasuritë e subjekteve (familjarë) debitor për taksën e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Në zbatim të ligjit të lartëpërmendur, subjektet në fjalë edhe pse kanë marrë njoftim në rrugë zyrtare, nëpërmjet “Njoftim për pagesën e plotë të detyrimit’’, ende nuk e kanë shlyer këtë detyrim. Tashmë ky detyrim është subjekt i masave shtrënguese (vendosje barre siguruese dhe hipotekore) për te gjithë subjektet debitore të kësaj takse në përputhje me legjislacionin tatimor.
14. Njoftim, datë 15.04.2019: Ju bëjmë me dije se afati për shlyerjen e detyrimit për taksat e tarifat vendore që kanë afat pagese deri në 20 Prill 2019, por duke qenë se data 20 Prill është ditë e shtunë dhe datat 21,22 Prill perkojnë festa zyrtare shtyhet afati brenda datës 23 Prill 2019!
15. Ju bëjmë me dije se: Përllogaritja e detyrimeve tatimore vendore për periudhën Prill-Dhjetor 2018 për sa i takon Taksës së Tabelës dhe Taksës së Ndërtesës, do të kryhet me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 106/2017 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9632 dt. 30.10.2006 Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore, të ndryshuar, për të cilin do t’ju komunikohet Njoftim Detyrimi sipas këstit të 2-të.
16. Njoftohen të gjithë subjektet taksapagues të Bashkisë Tiranë, të paraqiten pranë sporteleve tona të Asistencës për të tërhequr emrin dhe fjalëkalimin e nevojshëm për të hyrë në faqen tonë të internetit në menunë “Detyrimet e mia”, nga ku do të mund të shikoni apo printoni Njoftim Detyrimin tuaj. Çdo subjekt i cili paraqitet pranë sporteleve tona duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi të personit të autorizuar nga administratori për kryerjen e veprimeve.
Kliko këtu për të hyrë në menunë “Detyrimet e mia” Kliko këtu për të mësuar më tepër
17. Sipas Ligjit Nr. 33/2017 datë 30.03.2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe proçedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” dhe Udhëzimit Nr.14 datë 03.05.2017, deri në vitin 2010 kanë përfituar nga falja gjithsej 13.218 subjekte me një vlerë totale prej 2.479.028.541 lekë.
Kliko këtu për të mësuar më tepër