Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Janar 12, 2018

Open Data Tirana

Open Data Tirana është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura. Ky projekt përpunon të dhënat e drejtorive dhe institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës e më pas i publikon në Internet për të rritur qasjen e qytetarëve në informacion, duke vendosur kështu një standard të ri mbi transparencën.

Të dhënat e opendata.tirana.al mblidhen nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe publikohen në format “open data” nga Drejtoria e Statistikave pranë Bashkisë së Tiranës.

Të gjithë qytetarët do të kenë akses të plotë në të dhënat e Bashkisë së Tiranës, duke marrë informacionet e nevojshme, përmes këtij portali online.

Portali “opendata.tirana.al” është funksional dhe përmban të dhëna të shumta për sektorë të ndryshëm, si ekonomia e kryeqytetit, infrastruktura, transporti, kultura etj. Tirana është bëhet qyteti i parë në vend që ofron një portal për transparencën.

 

Për më tepër informacion jeni të lutur të vizitoni faqen: http://opendata.tirana.al/

DPTTV
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial