Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Pagesa Online

Në portalin qeveritar e-Albania, nëpërmjet shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë“, të gjithë subjektet taksapagues mund të informohen mbi taksat dhe tarifat e tyre  vendore si dhe të mund t’i paguajnë ato online po nëpërmjet këtij portali, pa asnjë kosto shtesë. Taksat dhe tarifat vendore kyesore mbi të cilat bizneset që operojnë në Bashkinë e Tiranës mund të informohen dhe t’i paguajnë ato online, janë të listuara si më poshtë:
1. Taksa e hotelit
2. Taksa e ndërtesës
3. Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore
4. Taksa e reklamës
5. Taksa e tabelës informuese
6. Taksa e tokës bujqësore
7. Taksa mbi truallin
8. Taksa e ndikimit në infrastrukturë
9. Tarifa e pastrimit
10. Tarifa e zënies së hapësirës publike
*Mund të ketë taksa dhe tarifa vendore të tjera përveç atyre të sipërpërmendura, të vendosura nga institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, ku Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore luan rolin e agjentit, të cilat do të shfaqen në listën e detyrimeve të subjektit.

Baza ligjore
– Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
– Ligji Nr. 9920, Datë 15.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërise”, i ndryshuar.
– Udhëzim Nr. 24, Datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i Ministrisë së Financave.
– Ligjit 9632, Datë 30.10.2006 “ Për Sistemin e Taksave Vendore“, i ndryshuar
– VKB Nr. 59, Datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar.
– Ligji Nr. 9723, Datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar – Ligji Nr. 44, Datë 30.04.2015 “Kodi i Proçedurave Administrative”, i ndryshuar
– Ligji Nr. 10279, Datë 20.05.2010 “Për Kundërvajtjen Administrative”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
– NIPT-i i subjektit (i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portal)
– Nr. personal i kartës së identitetit (i nevojshëm për t’u identifikuar si individ në portal)

Hapat e proçedurës
1. Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
2. Zgjidhni shërbimin “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë”
3. Klikoni butonin “Përdor” dhe do t’ju shfaqet fatura e arkëtimit me të gjitha zërat sipas vitit, emërtimit, shumës dhe numrit të këstit
4. Ju mund të zgjidhni të paguani vlerën (të pjesshme ose të plotë) të pagesës për një taksë
5. Ju mund të zgjidhni të kryeni pagesën përmes portalit e-Albania duke klikuar mbi butonin “Paguaj”, ose mund të gjeneroni faturën e arkëtimit me vulë dixhitale nga portali e-Albania, ta
printoni dhe të paraqiteni në sportel për të kryer pagesën
6. Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin “Paguaj” dhe konfirmoni pagesën
7. Pasi të jetë kryer me sukses pagesa, mund të gjeneroni mandatin e arkëtimit me vulë dixhitale për pagesën e kryer
8. Ju mund të gjeneroni në çdo kohë mandatet e arkëtimeve të kryera nga portali e-Albania tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia”

Klikoni këtu për tu drejtuar në portalin e-Albania

DPTTV