Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Programi i Transparencës

I. HYRJE

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave e Tarifave Vendore, Bashkia Tiranë, ka përgatitur programin e transparencës, në bazë të nenit 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.  Me anë të këtij programi përcaktohet veprimtaria e DPTTV në zbatim të së drejtës kushtetuese dhe ligjore të informimit.

Po kështu, me anë të këtij programi DPTTV, Bashkia Tiranë, ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit (LDI). DPTTV do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së DPTTV, Bashkia Tiranë,  nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare  www.dpttv.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e DPTTV-re është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II.PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së DPTTV Bashkia Tiranë.

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Drejtoria e Përgjithshme e Taksave e Tarifave Vendore Bashkia Tiranë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e DPTTV : ligjin nr 9632 date 30.10.2006 “Mbi sistemin e taksave vendore ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar,  ligji nr 9920 date 19.05.2008 “Per procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, vendimet në fuqi të Këshillit Bashkiak mbi taksat e tarifat vendore.

  1. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  2. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (në vijim KDIMDP).
  3. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  4. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuara, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave e Tarifave Vendore Bashkia Tiranë vendos në dispozicion të publikut në mjediset e saj e pritjes së publikut dhe në faqen e saj të internetit:

  • Strukturën organizative të DPTTV;
  • Bazën e plotë ligjore, aktet nënligjore, ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të DPTTV dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të DPTTV, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të DPTTV dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi DPTTV, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, raportet e auditimit nga Drejtoria e Auditit e Bashkise Tirane dhe nga Drejtoria e Auditit te Brendshem, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që DPTTV i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit.
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e DPTTV, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e akteve nenligjore, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor DPTTV për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • DPTTV, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të saj në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga DPTTV-re.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË DPTTV

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë  Baza ligjore Dokumenti Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të DPTTV. Neni 7/1/a/d Organigrama, struktura, VKB përkatese Pas miratimit nga KB

Përditësohet pas çdo akt emërimi.

Në faqen zyrtare Sektori i Burimeve Njerëzore.
Akte,  ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. Neni 7/1/b Ligjet dhe  aktet  nënligjore në zbatim Pas  botimit në fletoren zyrtare Në faqen zyrtare Drejtoria  Juridike dhe Menaxhimit të Apelimeve
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës Neni 7/1/c/g Kërkesë  Ankesë

Adresë e-mail:

Pas miratimit të Programit të transparencë

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare Koordinatori për të drejtën e informimit
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të DPTTV, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni 7/1/ç Koordinatori

taksat@tirana.al

Rr. e Kavajës Nd. nr. 203

Pas miratimit të urdhërit të caktimit të Koordinatori Në faqen zyrtare Koordinatori për të drejtën e informimit
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të DP te DPTTV dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d Nenet përkatëse të rregullores se brendshme Menjëherë pas emerimit

E përhershme

Në faqen zyrtare DBNJSHM
Mekanizmat monitorues; raporte  auditi; dokumentet me tregues performance Neni 7/1/dh Raporte monitorimi dhe auditimi (KLSH & Bashkia) Menjëherë pas depozitimit në DPTTV Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Buxheti Neni 7/1/e Buxheti Pas miratimit nga KB Në faqen zyrtare Drejtoria Ekonomike
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Prokurimet Menjëherë pas dërgimit në APP. Në faqen zyrtare Drejtoria Juridike
Shërbimet e DPTTV për publikun Neni 7/1/f Faqja zyrtare, manualet, Pas miratimit të Programit të transparencë Në faqen zyrtare DOT, DBNJSHM, DE
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014. Neni 7/1/i Tabele Pas miratimit të programit të transparencës Në faqen zyrtare

Me kufizime të identitetit të ankuesit. 

Koordinatori për të drejtën e informimit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k Kërkesë për dokumentacion te dosjes, te urdherave te DP etj Pas miratimit nga Titullari Me kufizime te te dhenave personale Koordinatori për të drejtën e informimit

Sek prot/arkives

Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l Ankesa

Kërkesa

Politika e privatësisë

Pas miratimit nga Titullari Ne faqen zyrtare menuja “Publikime” Koordinatori për të drejtën e informimit

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, DPTTV-ja vendos në dispozicion të publikut në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

DPTTV