Shërbimet e DPTTV në portalin qeveritar e-Albania
Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë
Shërbimi elektronik “Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë” u mundëson bizneseve që ushtrojnë aktivitetin brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë të pajisen me vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimi i likuidimit të taksave dhe tarifave vendore me vulë elektronike mund të përdoret nga bizneset që ushtrojnë aktiitetin brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë si dokument shoqërues gjatë aplikimit për: – Pjesëmarrje në procedurat e prokurimit publik; – Kredi të butë në bankat e nivelit të dytë; – Licenca në fushën e transportit të lëshuara nga Bashkia ose Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; – Lidhjen e kontratave të energjisë me OSHEE-në; Bazuar në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006,“ Për Sistemin e Taksave Vendore“, i ndryshuar dhe VKB-në nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, i ndryshuar, çdo subjekt taksapagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për të certifikuar faktin që nuk ka detyrime të papaguara.
Dokumentacioni i nevojshëm
– Numri Unik i Identifikimit të Subjektit: NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u
identifikuar si biznes në portalin e-Albania.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin
“Vërtetim likuidimi të taksave dhe tarifave vendore – Bashkia Tiranë”; –
Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e
nevojshme; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur” për të gjeneruar
vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund
ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia”, te hapësira juaj në
portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në
adresën helpdesk@e-albania.al
Klikoni këtu për tu drejtuar në portalin e-Albania