Shërbimet e DPTTV në portalin qeveritar e-Albania
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se bizneset dhe qytetarët të cilët paguajnë taksa dhe tarifa vendore tashmë do të mund të kryejnë veprime nga platforma elektronike e-Albania (https://e-albania.al/) për shërbimet si më më poshtë:
- Gjenerimi i Njoftim Detyrimit për Taksat dhe Tarifat Vendore
- Kryerja e pagesës
- Vërtetim për likuidimiin e Taksave dhe Tarifave Vendore
Këto shërbime ofrohen për bizneset dhe qytetarët pa pagesë dhe ne kohe reale, me qëllim për të shmangur pritjen në radhë dhe vonesat proceduriale që kërkohen normalisht.
Për paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni në adresën elektronike taksat@tirana.al ose në rrjetet sociale.
Për më tepër informacion në lidhje me gjenerimin e Njoftim detyrimit dhe kryerjen e pagesës për taksat dhe tarifat vendore klinkoni në linkun:
(https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12498)
Për më tepër informacion në lidhje me aplikimin dhe pajisjen me vërtetim për likujdimin e taksave dhe tarifave vendore klinkoni në linkun:
(https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12704)