Si të paguajnë Taksat qytetarët
1. Pagesa e Taksës mbi Ndërtesën:
Për kategorinë “Ndërtesa banimi” (nënkupton banesën në pronësi ku taksapaguesi ka banimin e zakonshëm)
dhe kategorinë “Ndërtesa në pronësi më shumë se një banesë” (taksapaguesit të cilët kanë në pronësi më shumë se një banesë), detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
2. Pagesa e Taksës së Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore
Për kategorinë “Familjarë” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 150 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
3. Pagesa e Tarifës së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave
Për kategorinë “Familjarë” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 417 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.