Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Si të regjistrojmë një biznes

Procedura e Regjistrimit të Një Biznesi në qytetin e Tiranës:

 

Hapi i parë: Rregjistrimi ligjor i Biznesit Tuaj pranë QKR-së

 

Për të plotësuar hapin e parë Ju duhet të paraqiteni dhe të aplikoni për regjistrim biznesi Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR)  me adresë Rruga Ismail Qemali mbrapa Kryeministrisë ose sportelit të saj pranë Bashkisë së Tiranës, duke u paraqitur me Karten e identitetit.

 

Hapi i dytë: Rregjistrimi fiskal i Biznesit Tuaj në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore

 

Pas regjistrimit te Biznesit Tuaj ne QKR Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore me qëllim regjistrimin për efekte fiskale me dokumentacionin e mëposhtëm:

 

1. Esktraktin e Rregjistrimit të marrë nga QKR-ja

 

2. Një kopje të Numrit të Identifikimit të Subjektit (NIPT-i) lëshuar nga QKR-ja

 

3. Një fotokopje e Dokumentit të Identifikimit

 

4. Dokumentat e pronësisë

 

4.1 Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qeramarrës, bashkangjitur planimetria e objektit dhe plan-vendosja e saj

 

4.2 Fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet, së bashku me planimetrinë përkatëse

 

4.3. Fotokopje Kontrate shitblerje.

 

4.4. Fotokopje Akt-Sipermarrje (vertetim i Marrjes ne dorezim nga Firma)

 

4.5. Fotokopje Formular vet-deklarimi per legalizim.

 

5. Dokumenta të tjerë për rastin e Shoqërive Tregtare të ashtuquajtura Biznes i Madh

 

5.1 Akti i Themelimit të Shoqërisë

 

5.2 Statuti i Shoqërisë

DPTTV