Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Mars 26, 2019

Taksa e fjetjes në hotel

Baza e taksës së fjetjes në hotel, është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Janë subjekt i taksës të gjithë hotelet, motelet, stabilimentet turistikë, pensionet, shtëpitë e pritjes, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë ushtrim veprimtarie.

Niveli i taksës sipas kategorive, është si vijon: Bashkia Tiranë, Njësia Administrative Tiranë, Kashar, Dajt, Farka Niveli i takses Subjekte hoteleri me 4-5 yje 350 leke per cdo fjetje Subjekte hotele, bujtine, fjetinë, motel, dhe çdo njësi tjetër akomoduese, sipas përcaktimeve të ligjit për turizimin 140 lek leke per cdo fjetje

Për të gjitha Njësitë Administrative të tjera në Bashkinë e Tiranës aplikohet niveli 140 leke per cdo fjetje. Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës se fjetjes ne hotel është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me Njësitë Administrative.

DPTTV