Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore
Taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i taksës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:
Për kategoritë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 20 Prill. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR. Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar taksën për vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve të plotë gjatë të cilëve veprimtaria është kryer (përfshirë muajin korrent për të cilin është bërë kërkesa) dhe duke e pjesëtuar atë me 12 muajt e vitit kalendarik fiskal)