Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Prill 11, 2019

Taksa e tokës bujqësore

Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë pronësinë. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.

Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim.

Niveli i taksës sipas kategorive është si vijon:

Kategoritë e tokës bujqësore Lekë/ha/vit
I 5 600
II 4 900
III 4 200
IV 3 600
V 3 000
VI 2 400
VII– X 1 800

Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë.

Qytetarët që kanë në pronësi “tokë bujqësore” i detyrohen taksës mbi tokën bujqësore, e cila përllogaritet  me 20 lekë/m2 detyrim, për të cilën i bëhet me dije cdo vit me shkresë zyrtare nga DPTTV.

DPTTV
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial