Taksa mbi infrastrukturën arsimore
Taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Niveli i taksës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:
Për kategorinë I “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 150 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit”. Për kategoritë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 20 Prill.
Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR. Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar taksën për vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve të plotë gjatë të cilëve veprimtaria është kryer (përfshirë muajin korrent për të cilin është bërë kërkesa) dhe duke e pjesëtuar atë me 12 muajt e vitit kalendarik fiskal) Lehtësira dhe përjashtime: Kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, ku përfshihen pensionistët,veteranët, invalidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjik ë paraplegjikë, përtë mundësuar këtë përjashtim, duhet të dorëzojnë pranë zyrave të strukturës tatimore dëshminë e gjendjes së tyre dhe konkretisht: – Dokumentin që vërteton kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë përveç bashkëshortit ose bashkëshortes, në certifikatën familjare.
Taksapaguesit detyrimin e taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore për kategorinë “Familjarë”, e paguajnë pranë Ujësjellës Kanalizime Sha.