Close

BASHKIA TIRANË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

Mars 26, 2019

Taksa mbi ndërtesën

Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme edhe dokumentet si më poshtë:
– Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;
– Vendimet e privatizimit;
– Kontratat e lidhura midis palëve sipas dispozitave të Kodit Civil në R.Sh janë të vlefshme për përllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës.
– Dokumentat e tjera të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës.
Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja llogaritet sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme (KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me Vendim të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të ligjit 9632/2006, i ndryshuar.

   Llogaritja e taksës së ndërtesës sipas çmimit të referencës vijon si më poshtë:

    Taksa mbi ndërtesën llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

DPTTV