Mars 25, 2019
Taksa mbi ndërtesën
Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë këtë pronësi.
Detyrimi është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.
Taksapaguesit këtë detyrim e marrin nëpërmjet faturës së UKT-së dhe e paguajnë në Institucionet përkatëse Financiare.