Taksa mbi tokën bujqësore
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë pronësinë. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.
Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim.
Niveli i taksës sipas kategorive është si vijon:
Kategoritë e tokës bujqësore | Lekë/ha/vit |
I | 5 600 |
II | 4 900 |
III | 4 200 |
IV | 3 600 |
V | 3 000 |
VI | 2 400 |
VII– X | 1 800 |
Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë.
Qytetarët që kanë në pronësi “tokë bujqësore” i detyrohen taksës mbi tokën bujqësore, e cila përllogaritet me 20 lekë/m2 detyrim, për të cilën i bëhet me dije cdo vit me shkresë zyrtare nga DPTTV.