Mars 25, 2019
Taksa mbi truallin
Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në m2, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror në vit. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim.
Qytetarët që kanë në pronësi “truall” i detyrohen taksës mbi truallin, e cila përllogaritet me 0.56 lekë/m2 detyrim, për të cilën i bëhet me dije cdo vit me shkresë zyrtare nga DPTTV.