Tarifa e zënies së hapësirës publike
Baza e tarifes për zënie të hapsirave publike është sipërfaqja në m2 e cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte për qëllime biznesi. Niveli i tarifës sipas kategorive dhe nënkategorive është si vijon:
Detyrimi i tarifes për llogaritet si shumëzim i bazës (sipërfaqes) me nivelet treguese të saj.
Pagesa e Tarifes për zënie të hapësirës publike:
a) Për rastin e përdorimit të truallit me qëllim organizimin e spektakleve ose panaireve të ndryshme, struktura e ngarkuar për mbledhjen e tarifes është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pa smarrjes së Lejes për Ushtrimin e Aktivitetit, nga struktura përkatese që jep edhe lejet për ushtrim aktiviteti në Bashkinë e Tiranës. Kjo strukturë kryen dhe llogaritjen e detyrimit për lejen përkatëse.
b) Për rastin e përdorimit të truallit qëllim ushtrim aktiviteti tregtar në Tregjet Publike të Tiranës, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda datës 30 të muajit përkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë.
c) Për rastin e përdorimit të truallit me qëllim ushtrim aktiviteti tregtar si vendosje mallrash jashtë vendit të tregtimit, sipërfaqet e zëna me platforma, sipërfaqet e rrethuara me vazo me
lule, bime dekorative, me kangjella, drurë dekorativ, kufizime me plasmasë dhe sende të tjera, etj të ngjashme me to, detyrimi është mujor dhe pagesa do të bëhet brenda datës 30 të muajit
përkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.